Komuna e Lipjanit e mbajti fshehtë për rreth dy muaj një tender të realizuar me qellim të dëfrimit për zyrtarët publik të këtij qyteti.
Zyrtarët e Komunës së Lipjanit bënë qef në restorantin “Centrum” me rastin e ditës së çlirimit të të Komunës së tyre.
Zyra e prokurimit të kësaj komune e ka publikuar pas dy muajve vonesë njoftimin për nënshkrim të kontratës ne mes të Lipjanit dhe restorantit “Centrum” për “Koktej me rastin e 12 Qershorit Ditës së Çlirimit të Lipjanit”. Vlera e kontratës ka qenë 395 euro dhe sipas njoftimit për dhënie të kontratës i cili është publikuar me 5 gusht ne garë kanë qenë 4 ofertues.
Po sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës, data e nënshkrimit të kontratës ka qenë me 25 maj 2016.