Francë: 13 të vdekur

13 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 6 të tjerë të lënduar, si pasojë e një zjarri në një aheng të ditëlindjes në qytetin verior të Francës, Rouen.

Rasti ka ndodhur në barin ‘Cuba Libre’, ndërsa zjarri është shkaktuar nga qirinjtë e tortës mbrëmë pas mesnatës, shkruan BBC.

Mediat raportojnë se tavani nga plastika i sallës, ku po festohej, ishte përfshirë nga zjarri.

Ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka përjashtuar mundësinë për sulm terrorist, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe më tej.

france_2586-635x358

Temat
BotëLajme

Të afërta