Emina Cunmulaj “hap arkivat”, rastësisht zbulon detaje interesante (Foto)

Modelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, përveç arritjeve të saj në sferën profesionale, shpesh është në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare për mënyrën se si i përkushtohet familjes së saj.

Si një nënë tipike shqiptare, Emina ka trashëguar të gjitha vlerat dhe virtytet tradicionale, duke u përpjekur të mbajë të lidhur një familje të shëndetshme dhe të bukur.

Ajo shpesh poston fotografi dhe video nga momentet që ndan me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël, Ella Faria.

Sot Emina ka dashur t’u tregojë gjithë ndjekësve një detaj shumë të bukur që ka zbuluar teksa shikonte fotografitë e dikurshme të saj dhe bashkëshortit, kur ata ishin ende fëmijë. Modelja ka vënë re një ngjashmëri të madhe midis tyre dhe vajzës së vogël, ndaj të tria fotografitë i ka përmbledhur në një kolazh.

“Dhe pastaj ne sollëm në jetë një bebe të mrekullueshme”, – është shprehur Emina, ndërkohë që komentuesit kanë filluar të identifikojnë se cilat tipare vajza bukuroshe ka marrë nga të dy prindërit.

emina_1470492998-804511

Temat
Showbiz

Të afërta