Britneyt i është refuzuar ky videoklip, sepse ishte shumë seksi (Foto)

Britney Spears ka publikuar videoklipin për këngën e re, por ky nuk është videoklipi i vetëm që i ka realizuar kësaj kënge.

Para se të publikohej videoklipi i tanishëm për këngën e Britney me G-Eazy “Make me”, një version tjetër i është realizuar kësaj kënge.

Por, kur i është prezantuar ekipit të Britneyt, është vendosur që klipi të mos publikohej.

TMZ mësaon se arsyeja pse ai videoklip është refuzuar është se kishte skena shumë ‘të nxehta’ dhe të papërshtatshme.

Por, ekipi i këngëtares thotë videoja është refuzuar pasi kishte skena të panevojshme, pa ndonjë storie ose kuptim.

Kjo është një pjesë nga ai videoklip:

http://www.tmz.com/videos/0_6gb7afjg

Temat
Showbiz

Të afërta