VV s’pranon ndryshimin e paragrafit të deklaratës, që obligon heqjen dorë nga dhuna

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po pranojnë të miratojnë deklaratën që i shtyn partitë politike në vend të heqin dorë nga dhuna.

Kjo deklaratë është propozuar në seancën e sotme të Kuvendit e cila ka rinisur në orën 12:00.

Mospajtimi i Vetëvendosjes ka të bëjë me paragrafin 3, të cilën partia më e madhe opozitare nuk e pranon.

Paragrafi është ky:

“Ne afirmojmë së bashku se mosmarrëveshjet tona politike, duhet dhe do t’i zgjidhim vetëm përmes dialogut politik, rrugëve demokratike dhe se asnjë kauzë apo qëllim politik nuk mund të arrihet përmes dhunës.”

Temat
LajmeVend

Të afërta