Rusia kërkon nga SHBA ta rrisë luftën kundër militantëve në Siri

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka thënë sot sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, se lufta kundër grupeve ekstremiste në Siri duhet të rritet sepse ato po përdorin gaz helmues kundër civilëve.

Lavrov dhe Kerry kanë diskutuar për konfliktin në Siri përmes një bisede telefonike, njoftoi ministria e Jashtme ruse në një komunikatë.

Ky diskutim vjen vetëm një dit pasi Moska kritikoi ashpër ShBA-në për sjelljen e saj në Siri, duke e akuzuar Uashingtonin se po i mbështet rebelët të cilët përdorin gaz helmues kundër civilëve dhe se po vrasin qindra të tjerë në sulme ajrore.

Kerry-Lavrov-Arkiv-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta