Lumezi fillon formimin e ekipit për t’i hetuar përgjimet

Kryeprokuroi i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbledhur një ekip të prokurorëve për të hetuar përgjimet e publikuar së fundmi që lidhen me ish-zyrtarë të Ministrisë së Transportit.

Pasi pranoi raportin e kërkuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEX-it, i cili është i ngarkuar me rastin e MTPT-së, Lumezi mori sot vendim për formimin e komisionit të prokurorëve vendës në përbërje të një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe dy prokurorëve nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Në një njoftim të kryeprokurorit të shtetit, përmes një njoftimi për media, sipas së cilës ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i fillojë hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer.

Temat
LajmeVend

Të afërta