LDK – Shpend Ahmetit: Kryetar i kungjave është në nivelin e sulmuesve me vezë

“Edhe pse mund të mos jetë i përfshirë në sulmin e mbrëmshëm qyqar, Shpend Ahmeti ka bërë dëme të tjera të pallogaritshme në kryeqytet. Fundi i fundit, edhe për nga ndikimi dhe autoriteti brenda ‘kazermës’ së VV-së, kryetari i kungjave, është në nivelin e sulmuesve verbalë ne Facebook dhe sulmuesve me vezë!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK-ja i është kundërpërgjigjur ironisë së kryetarit të Prishtinës, i cili gjatë ditës ka thënë se pret që LDK ta akuzojë atë për sulmin e të enjtes mbrëma, me zollë në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, LDK-ja “duke iu referuar autoritetit dhe ndikimit të tij brenda ‘kazermës’ së VV-së”, ka thënë se Shpend Ahmeti është ende sulmues verbal në Facebook dhe hedhës i vezëve.

“Edhe pse mund të mos jetë i përfshirë në sulmin e mbrëmshëm qyqar, Shpend Ahmeti ka bërë dëme të tjera të pallogaritshme në kryeqytet. Fundi i fundit, edhe për nga ndikimi dhe autoriteti brenda ‘kazermës’ së VV-së, kryetari i kungjave, është në nivelin e sulmuesve verbalë ne Facebook dhe sulmuesve me vezë!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili njihet për gjuhë të ashpër ndaj qeverisjes së kaluar të Komunës, LDK-së, ka ironizuar me këtë të fundit.

Ai ka postuar një fjali të vetme në Facebook, ku ka thënë se pret që të akuzohet nga LDK për sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta