Kosova, ambient i përshtatshëm për terrorizëm (Video)

Sipas tij, krerët politik duhet të jenë më të përgjegjshëm, të mblidhen dhe të diskutojnë për motivet e mundshme të këtij sulmi.

Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, që përfaqëson institucionin me të lartë të fjalës së lirë dhe udhëheqjes së popullit po vlerësohet si paralajmërim për klasën politike se siguria e brendshme e Kosovës po sfidohet çdo ditë e më shumë dhe po rendohet njëkohësisht.

Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë për Tribuna Channel se gjendja e sigurisë në vend nuk është stabile.

Sipas tij, krerët politik duhet të jenë më të përgjegjshëm, të mblidhen dhe të diskutojnë për motivet e mundshme të këtij sulmi.

Ndërsa, Burim Ramadani thotë se gjendja e përgjithshme e tensionuar ka krijuar ambient të përshtatshëm për veprime të tilla. Sipas tij, nuk duhet të paragjykohen as për motivet e as autoret e sulmit.

Temat
LajmeVend

Të afërta