Kjo është pasuria e Britney Spears!

Britney Spears po jeton një jetë vërtetë të mirë.

Ajo është ikonë e muzikës pop dhe muziciente legjendare. Prandaj, nuk është se do t’ju vijë si surprizë kur të dëgjoni se sa ka pasuri Britney Spears. Gazeta amerikane TMZ, raporton se vetëm në vitin 2015, ajo kishte fituar 13.4 milionë dollarë.

Pavarësisht pagesës së taksave dhe shpenzimeve të tjera, dokumentet e saj ligjore dëshmojnë se ajo ka një pasuri që kap shifrën 51.1 milionë dollarë.

Përveç që fiton, ajo edhe shpenzon shumë. Britney harxhon në shtëpi e vetura, për fëmijët e saj e një shumë e konsiderueshme e parave shkon edhe për kafshët, që ajo i adhuron shumë.

britney-650x358

Temat
Showbiz

Të afërta