Hapet “Doku Festi” në Prizren, temë e këtij edicioni është korrupsioni

Është hapur edicioni i XV i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtë “Doku Fest” që ka mbledhur qindra njerëz të interesuar për filmim dhe artin në përgjithësi.

Tema e këtij edicioni, ajo mbi “korrupsionin” do të shtjellohet në mënyra të ndryshme nga 5 deri më 13 gusht.

Shumë filma të njohur disa nga ata të nominuar për Oscar, do shfaqen në kategori të ndryshme dhe kinema të shumta, të gjitha në ambient të hapur.

Nita Deda, drejtoreshë e Festivalit ka thënë se kanë përzgjedhur këtë temë ngase, sipas saj, Kosova është vend në ballafaqim me të kaluarën dhe mik me korrupsionin.

Hapja e Festivalit u bë në kino Lumbardhi ku edhe po shfaqet filmi “Bohemoth” nga Zho Liang.

13933420_1195965877111540_1118288966_n-650x358

Temat
FunVend

Të afërta