Gjenden para të falsifikuara në Prishtinë e Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se ankuesi ka raportuar se gjatë orarit të tij të punës nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë.

Ndërsa në Prishtinë ankuesja ka raportuar se nga një person mashkull ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro të falsifikuar.

Poashtu një tjetër ankuese, arkëtare në një bankë ka raportuar se nga një person mashkull ka pranuar një kartëmonedhë prej 20 euro dhe një tjetër prej 50 euro të falsifikuara. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar monedhat dhe është duke hetuar rastin.

maxresdefault-2-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta