Firma private dëmton linjat, zona e plazhit në Durrës pa energji elektrike

Pa energji elektrike janë zona e plazhit deri te Ura e Dajlanit, një nga zonat më të frekuentuara nga pushuesit në këtë sezon veror. OSHEE njofton se ka nisur punën për riparimin e defektit dhe bën të ditur se ky defekt është shkaktuar nga pakujdesia. Sipas OSHEE-së po punohet për rikthimin e energjisë në zonën e plazhit, pasi për qytetin situata është normalizuar.

Zona e plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit, ka mbetur pa energji elektrike prej disa orësh për shkak se linjat janë dëmtuar nga një firmë private që po kryen disa punime.

Pa energji elektrike janë zona e plazhit deri te Ura e Dajlanit, një nga zonat më të frekuentuara nga pushuesit në këtë sezon veror. OSHEE njofton se ka nisur punën për riparimin e defektit dhe bën të ditur se ky defekt është shkaktuar nga pakujdesia. Sipas OSHEE-së po punohet për rikthimin e energjisë në zonën e plazhit, pasi për qytetin situata është normalizuar.

Gjithashtu Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se ndaj firmës private që dëmtoi linjat e energjisë po ndërmerren masat ligjore përkatëse.

Temat
LajmeRajon

Të afërta