Erdogan i shpëtoi dy herë vdekjes gjatë tentim puçit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka arritur që dy herë t`i shpëtojë vdekjes gjatë tentim grusht shtetit të muajit të kaluar, e para herë ndodhi në Marmaris, kurse për herë të dytë në ajër gjersa ishte në avion, raporton gazeta proqeveritare “Yeni Safak”.

Erdogan më 15 korrik u largua nga hoteli në vendpushimin e Marmarisit, ku ai ndodhej për pushime, “disa minuta” para se puçistët t`ia mësynin hotelit..

Hera e dytë kur ai i shpëtoi vdekjes, ndodhi në ajër, ku në cak të aeroplanit ushtarak F-16, në të cilin ndodheshin puçistët, ishte avioni ku ndodhej presidenti turk.

“Në radarët e F-16 ishte avioni i Erdoganit por ata nuk mund t`i afroheshin fluturakes së kreut të shtetit turk për shkak se avioni mbeti pa karburantë dhe piloti u detyrua ta braktis misionin”raportojnë më tutje mediat e atjeshme.

Edhe përfaqësues ushtarakë kanë deklaruar se të paktën dy aeroplanë e kanë ndjekur Erdoganin, gjersa avioni fluturonte drejt Stambollit ku edhe aterroi më vonë më 16 korrik, transmeton Klan Kosova.

Temat
BotëLajme

Të afërta