Ekipi olimpik i Kosovës niset drejt Maracanas

Ekipi olimpik i Kosovës në Brazil, tashmë është nisur drejt stadiumit “Maracana” ku do të bëhet hapja zyrtare e Lojërave Olimpike.

Burimet e Telegrafit brenda ekipit olimpik kanë konfirmuar se tashmë është bërë nisja dhe të gjithë sportistët janë bashkuar drejt nisjes së rrugëtimit të tyre.

Vet ceremonia e hapjes së lojërave olimpike është histori e shkruar për ekipin olimpik të Kosovës.

Kjo sepse është hera e parë që Kosova me të gjitha simbolet shtetërore si shtet i pavarur dhe sovran merr pjesë me sportistët e saj në ngjarjen më të madhe sportive në botë. /Telegrafi/

Rio 2016

Temat
SportVend

Të afërta