Zyrtare: Lajm interesant për Ronaldinhon

Ronaldinho e ka marrë një ofertë zyrtare nga Australia.

Drejtori i klubit të Wollongong Wolves, Dean Merola, ka konfirmuar lajmin për “Outside90”.

“Ia kemi dërguar Ronaldinhos ofertën zyrtare. Ai është i interesuar të vijë në A-League dhe ne jemi të gatshëm për ta transferuar. Afati i përgjigjes është deri të premten”, deklaroi Merola, përcjellë “Lajmi.net”.

Ronaldinho së fundmi ishte pjesë e Fluminenses, ndërsa pati zëra po ashtu që ai do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

2625848.main_image-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta