Zanfina rikthehet me këngë kushtuar nënës së ndjerë

Nisja e koncerteve si ogur i mbarë për këngëtaren Zanfina Ismaili, nuk do mbet fatmirësisht me kaq.

Siç edhe kanë kërkuar fansat e shumtë, Zani shumë shpejt do rikthehet me një krijim muzikor.

Sipas prive kjo këngë do jetë dedikim për nënën e ndjerë por në tekst dhe ritëm do jetë projekt në të cilin do e gjej veten çdo kush.

Redbox Entertainment, krijuesit e shumë hiteve së fundmi janë emrat e zgjedhur nga këngëtarja për bashkëpunim, teksa nisja e xhirimeve për videoklipin është çështje ditësh.

Nëse çdo gjë ec sipas planeve të mirëmenduara, këngëtarja do ketë të publikuar projektin e ri në gjysmën e dytë të muajit gusht.

Temat
Showbiz

Të afërta