Ymeri: Thaçi ka interes personal që të ratifikohet demarkacioni

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se është dëshmuar tashmë nga debatet që kemi pasur edhe në publik edhe nga ekspert se marrëveshja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi e dëmton vendin për afro 8000 hektarë.

Sipas tij kjo marrëveshje është një tradhti. Ata që janë të thirrur për ta mbrojt territorin po e dëmtojnë atë.

Ymeri thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka interes personal që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Express.

“Të gjithë ekspertët që kanë trajtuar këtë problem kanë gjetur lëshime të mëdha.”

“Kurse termi tradhtar iu dedikohet atyre që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ku tash po provohet të kontrabandohet.”

“Thaçi ka interes personal që kjo çështje të kalojë. “Këtu ka një insistim nga Hashim Thaçi që ta mbrojë personin e tij, përfshirë edhe Isa Mustafën dhe pas tyre Kadri Veseli, i cili po e luan lojën, shpesh herë duke qëndruar edhe neutral.”

Duke folur për kauzën e demarkacionit, Ymeri ka mohuar se Vetëvendosje e ka marr këtë kauzë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij, Vetëvendosje e ka ngritur çështjen e demarkacionit që prej vitit 2009.

“VV është subjekti i parë që ka ngritur cështjen e demarkacionit që në vitin 2009”, tha ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta