Veprimi i papritur i nuses që i premtoi të atit se do martohej e virgjër (Foto)

Kur ishte vetëm 13 vjeçe i kishte premtuar të atit se do rrinte e virgjër deri ditën e martesës së saj, kështu që kur më në fund mbërriti momenti për të lidhur kurorë me të dashurin e saj, ajo u paraqit në altar me certifikatën mjekësore të virgjërisë, të cilën ja tregoi të atit.

Është kjo historia e Brelyn Bowman, një grua amerikane nga Upper Marlboro, në shtetin e Maryland, e cila para se të paraqitej te prifti, mori certifikatë te mjeku, për të vërtetuar se himeni i saj nuk ishte dëmtuar, duke verifikuar kështu virgjërinë, siç i kishte premtuar të atit.

Babai i nuses është një pastor i kishës baptiste, shumë i njohur në zonë, i cili dëshironte që e bija të ishte e virgjër deri në martesë, duke ndjekur udhëzimet e Biblës dhe të besimit të tij fetar. Martesa e saj e mbajtur në tetorin e kaluar, pikërisht për shkak të këtij veprimi, bëri bujë.

Mediat vendase thonë se kjo gjë nuk është e rrallë në SHBA, ku disa njerëz këmbëngulin që të shkojnë të virgjër ditën e martesës, duke u paraqitur me certifikatë virgjërie.

nusja-1

musja

nusja-15

nusja-6

nusja-7

Temat
Fun

Të afërta