Sulm me thikë në qendër të Londrës, një e vrarë dhe pesë të plagosur

Një i ri është arrestuar me dyshim për vrasje, ai ka vrarë një grua dhe ka plagosur pesë të tjerë në një sulm me thikë në Russell Square, në qendër të Londrës.

Policia ka bërë të ditur se gruaja e vdekur ishte një 60 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, i arrestuari është një 19 vjeçar i cili tani po mbahet nën kontroll të rojtarëve dhe policisë në një spital, ku besohet se kishte probleme me shëndetin mendor.

Kryetari i Londrës Sadiq Khan ka kërkuar nga publiku të jenë të qetë dhe vigjilent pasi tani gjithçka është nën kontroll.

Dy gra tjera dhe tre burra, pra të plagosurit tjerë besohet se kanë marrë plagë mjaft të rënda dhe gjinden në spital.

3500-620x358

Temat
BotëLajme

Të afërta