Sulm me armë zjarri në mes të Beogradit

Pas shtënave në qendër të Beogradit, kur Nikola L. (29) kishte gjuajtur me armë ndaj Sërgjan Miqiqit (29), ndërsa plumbi kishte goditur 23 vjeçaren Teodora P, duke e plagosur rëndë.

Rasti ka ndodhur në vendin Vraçar në pjesën qendrore të Beogradit.

Ende nuk bërë i ditur motivi i kësaj përleshje. Mirëpo, siç raportojnë mediat serbe, thuhet se shumica e incidenteve të armatosura, kohëve të fundit janë duke u bërë për pushtetin në tregun e narko-liderëve, transmeton lajmi.net.

Këtë enigmë nuk ka dashur ta zbulojnë dëshmitarët, ndërsa hetuesit janë duke e vlerësuar rastin.

“I dyshuari për plagosje, nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Dihet se vjen nga një familjen e mirë, por ky nuk është dëshmi për hetime. I riu i plagosur, që ka shtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës, më parë ishte burgosur për posedim droge edhe për armëmbajtje pa aleje. Është e mundshme që mes tyre ekziston edhe ndonjë konflikt personal, që nuk ka të bëjë asgjë me çështje ilegale dhe jo ligjore”, ka thënë një person i afërt me hetimet.

Temat
LajmeRajon

Të afërta