Shkëndija ka një tifoz special sonte në Çeki, për ndeshjen historike (Foto)

Shkëndija e Tetovës kërkon të shkruajë historinë në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare, sot ndodhet para një testi shumë të vështirë në Ligën e Evropës, ku takohet me skuadrën çeke Mlada Bolesav.

Nga rezultati i kësaj përballje të dytë, mësohet se cila skuadër do të kalojë në fazën e Play-Offit.

Duke parë rëndësinë që ka kjo ndeshje, numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë do të udhëtojnë në Çeki, për të mbështetur skuadrën e Shkëndijës, shkruan Lajmi.net.

Njëri prej tyre, është edhe aktori Xhevdet Jashari, i cili ka zgjedhur një veshje speciale për këtë takim.

Ndeshjen e parë në Shkup, Shkëndija e ka fituar me rezultat minimal 2:0.

hasnsns

Temat
RajonSport

Të afërta