Parandalohet një vrasje në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Durrës, rreth orës 22:45 minuta. Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta në një lokal në zonën e “Kënetës”. Shtetasi Gentian Dodaj, 29 vjeç ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë kallashnikov e ka nisur të qëllojë me breshëri në drejtim të banesës së shtetasit A.H, 46 vjeç.

Me të marrë njoftimin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë. Ata kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale dhe pyetjen e dëshmitarëve. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar.

Forcat policore kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56, një krehër me 19 fishekë dhe 1 gëzhojë. Dodaj është person me precedent të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta