NISMA: Për protestën e VV-së u njoftuam nga mediat, vazhdojmë kundërshtimin

Partia opozitare, Nisma për Kosovën, e cila së bashku me dy partitë tjera opozitare Vetëvendosje e AAK, së bashku për një kohë të gjatë kishin kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin, për protestën e thirrur për të enjten (sot) nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte marr ndonjë ftesë.

Valdete Bajrami shefe e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, për lajmi.net ka thënë se për këtë protestë janë informuar nga mediat dhe se nuk kanë pasur informata shtesë.

Megjithatë, Bajrami ka thënë se ata do të vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë marrëveshje sidomos pas debatit të djeshëm ku u vërtetuar nga faktet e ekspertëve që është bërë gabim në demarkacion.

“Sa i përket thirrjes së kësaj proteste, ne vetëm nga mediat kemi dëgjuar dhe nuk kemi informata shtesë”.

“Ne ashtu siç e kemi kundërshtuar këtë marrëveshje ashtu edhe do të veprojmë, sidomos pas debatit ku përfundimisht u pa se komisioni shtetëror përballë ekspertëve pësoi debakël”, ka thënë Bajrami.

Ajo po ashtu u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të reflektojnë pas këtij debati dhe të jen në krye të detyrë siç obligohen betimi i deputetit por edhe Kushtetuta.

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një protestë para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë e cila ka proceduar për në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Temat
LajmeVend

Të afërta