Natë e gjatë për Vetëvendosjen, mobilizohen për protestë (Foto)

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar mbledhjen për sot në mëngjes, ku pritet të shqyrtohet Projektligji për demarkacionin me Malin e Zi. Qeveria poashtu ka paralajmëruar se do ta procedojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka thirr protestë përballë Kuvendit, për të parandaluar sipas tyre, kontrabandimin e Demarkacionit. Sipas një fotografie të postuar nga deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili, anëtarët e kësaj partie janë përgatitur gjatë gjithë natës për protestën e sotme.

Më shumë se 12 orë debat për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është arritur një pajtim qëndrimesh ndërmjet pozitës dhe opozitës për versionin e nënshkruar nga dy qeveritë, transmeton lajmi.net

Pas përfundimit të tryezës, Komisioni shtetëror tha se demarkacioni është korrekt dhe Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër tokë që nga viti 1974. Ndërkaq, ekspertët thanë se Komisioni ka bërë lëshime në disa segmente të vijës kufitare, duke humbur kështu rreth 8200 hektarë.

Ata propozuan që të bëhet rishikimi i demarkacionit. Ekspertët kërkuan që në një seancë të Kuvendit, t’u kërkohet miqve ndërkombëtarë që të ndërmjetësojnë këtë çështje me Malin e Zi, në mënyrë që të kryhet në frymë miqësore.

Qeveria është shprehur e vendosur në versionin e nënshkruar të demarkacionit dhe sot do ta shqyrtoj këtë në mbledhjen e thirr për në ora 9 të mëngjesit. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje i ka thirr qytetarët në protestë përballë Kuvendit nga ora 10:00, për të parandaluar sipas tyre, kontrabandimin e demarkacionit.

VV-ja edhe ditë më parë pati paralajmëruar rikthimin e aksioneve kundër demarkacionit dhe Asociacionit të komunave serbe.

Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, dje në mbrëmje ka postuar një video me mbishkrimin “Mobilizimi filloi”, ndërkaq deputeti Fisnik Ismaili ka publikuar një fotografi nga zyrat e partisë, duke thënë se “s’ka gjumë për ta, nesër krejt para kuvendit”.

Në fotografi shihet edhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj, aktivistja Tinka Kurti, e të tjerë.

vetvendosje

Temat
LajmeVend

Të afërta