Momenti kur balena gjigande “përshëndet” zhytësin (Video)

Në këtë video do të shihni momentin që të lë pa frymë, kur një balenë arrin të lëvizë krahun e saj gjigant në mënyrë përshëndetëse për zhytësin që po e filmonte atë me kamerë.

“Daily Mail” shkruan se Leif Tweedie po zhytej me partneren e tij Kirsten Everett, në momentin kur u përball me balenën gjigante.

Në atë që ai e përshkroi si “takimin madhështor”, gjitari 40 tonësh shtriu krahun e tij dhe e valëviti nëpër ujë.

“Ishte sikur balena e kuptoi se unë doja që ajo të kopjonte lëvizjet e mia. Ajo bëri pikërisht ashtu”, ka thënë për “Daily Mail”-in australian, Leif.

Temat
Fun

Të afërta