Majlinda Kelmendi merr një urim nga një person special për Lojërat Olimpike (Foto)

Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka uruar Kosovën për pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike.

Ajo në Facebook ka shkruar, se është shumë e gëzuar që Majlinda Kelmendi dhe sportistët të tjerë kosovarë do të marrin pjesë në Olimpiadë, përcjell lajmi.net.

“Jam shumë e gëzuar që xhudistja Majlinda Kelmendi dhe sportistët e tjerë kosovarë më në fund si kosovarë do të marrin pjesë në një Olimpiadë dhe flamurin kosovar ta valëvisin gjatë hapjes së këtyre lojërave.

Ju dëshiroj atyre shumë sukses”, ka shkruar Ulrike Lunacek.

luna-cek

Temat
SportVend

Të afërta