Kërcënon Albulena Haxhiu: Situata do të dal jashtë kontrollit

Miratimin dhe procedimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, e ka kundërshtuar deputetja Haxhiu përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Malit të Zi i falen 8 mijë e 200 hektarë tokë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka quajtur tradhti ndaj kombit procedimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka thënë se situata do të dalë jashtë kontrollit dhe për këtë do të mbahen përgjegjës Mustafa, Thaçi e Veseli.

Miratimin dhe procedimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, e ka kundërshtuar deputetja Haxhiu përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Malit të Zi i falen 8 mijë e 200 hektarë tokë.

Ky është postimi i saj i plotë:

Qeveria në orët e hershme të mëngjesit, ka proceduar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi edhe përkundër fakteve që dje pas argumenteve të profesoreve dhe eksperteve edhe njëherë u dëshmua se me marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi, Malit të Zi i janë falë mbi 8200 ha!

Procedimi i kësaj marrëveshje është tradhëti ndaj kombit, demokracisë, vullnetit të qytetarëve dhe fakteve!

Është tashmë evidente që situata do të dalë jashtë kontrollit dhe për këtë do të mbahen përgjegjës Mustafa, Thaçi e Veseli!

Temat
LajmeVend

Të afërta