Ish-xhihadisti: ISIS po planifikon sulme të njëkohshme në gjithë Evropën

Shteti Islamik është duke planifikuar sulme të njëkohshme në Britani, Francë dhe Gjermani ka paralajmëruar një ish-anëtar i organizatës ekstremiste në një intervistë për “The New York Times”, duke shpjeguar se si organizata ka rekrutuar luftëtarë të huaj.

Sarfo, i cili është në një burg të rreptë në Bremen po vuan dënimin trevjeçar për përfshirje në terrorizëm, ka lindur në Gjermani, por është rritur në Britani.

Sipas tij, janë disa persona që janë trajnuar në Siri, për një qëllim të vetëm, të kryejnë sulme të shumta në Evropë, transmeton lajmi.net.

Ai poashtu pranoi se kur ai ishte në Siri në vitin 2015, kishte për qëllim të kthehej në Gjermani për të organizuar një sulm terroristë.

Ish- xhihadistit në intervistë zbuloi se xhihadistët rekrutojnë luftëtarë të huaj.

E sa për rajonin e Azisë, ka luftëtarë, kryesisht të rekrutuar, që ikën nga rrjeti i Al-Kaedës.

“Na u është thënë se nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, është shumë më e lehtë për të rekrutuar nëpërmjet rrjeteve sociale, për shkak se ekstremistët mendojnë se amerikanët janë budallenj. Më thanë se ata radikalizohen lehtë”, ka thënë Sarfo.

Temat
BotëLajme

Të afërta