Brenda laboratorëve të drogës në Pejë, Policia jep detaje (Foto)

Policia e Kosovës ka arritur të zbulojë dy laboratore të sofistikuara të drogës në Pejë. Një person është arrestuar me këtë rast, B.H. i lindur më 1966 në Pejë.

Policia ka sekuestruar 228 bimë të llojit kanabis sativa të gjatësisë prej 5 centimetra, deri në 2 metra. Poashtu, Policia ka gjetur edhe mjete tjera ndihmëse për kultivimin e drogës në laborator, si plastika për mbjelljen e bimëve, shiringa, termometra, kanistër për ujë, pompa, doreza, e të tjera, shkruan lajmi.net

Njoftimi me detaje dhe foto nga Policia:

Në këtë rast është arrestuar personi i dyshuar me inicialet si më poshtë:

1.H. i lindur me 1966, M/K/SH, Pejë
Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar:

Dyqind e njëzet e tetë (228-të) bimë të llojit Kanabis sativa te gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra-

Një (1) komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve,- shiringa,-

Dy (2) termometra,-

Dy (2) kanistër të mëdhenj për ujë të 200 litrave,-

Dy (2) pompa për tërheqje të ujit,-

Një (1) pako me doreza të plastikës,-

Pesë (5) shishe plastike me lëng simulues për bime me mbishkrimin ROOT Stimulator bllom ATAMI dhe Tera lives dhe tera max një litërshe ,-

Një (1) kanistër me mbishkrimin Hesi BLOOM complex, (20 kg),-

Ndriçim i improvizuar me neona 7 copa,-

29 saksi të plastikes te zbrazëta,-

Një(1) shishe plastike 0.5 L,-

Kanistër plastike 5 litërshe me mbishkrimin Camma PK 13/14, kanistër plastike me mbishkrimin HESI,-

Një (1) palë gërshëre,-

Një (1) marker i zi permanent,-

Dy (2) shishse plastike nje litërshe ATA PK13-14,-

Dy (2) filete të mëdhenj për pastrim të ajrit,-

Tabela elektrike me siguresa,-

Kanistër plastike për ujitje një,-

Flladitëse me rryme 4 copa,-

Pompë për spërkatje e mbushur me pesticide të cekura si me larte,-

Kuti plastike Rhizopon 20 grameshe stekpoeder,-

Kuti plastike 300 ml cilonex,-

Faktur nga Holanda ku janë blere pesticidet e cekura me larte, kabllo elektrike,-

Folie e shtruar ne dysheme për mbajtje te ujit,-

Folie e ngjitur për muri për nxehtësi,-

Pako me folie dhe gyp i folies për ajrosje të papërdorura,-

Kutia e dritave me poqa rezervë të firmës filips,-

Transformator me kabllo i rrymës, trafo për transformator të ndriçimit.

Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit.

04_08_2016_7862857_image002

04_08_2016_8071999_image003

04_08_2016_2203544_image006

04_08_2016_7156472_image007

04_08_2016_7421710_image008

Temat
Vend

Të afërta