Blero se ka harruar akoma Teutën?! (Foto)

Përderisa akoma interesi vazhdon të jetë tek ndarja më e freskët, ajo me Afronën, detaje të reja po dalin në pah edhe për relacionin e këngëtarit Blero me aktoren Teuta Krasniqi.

Kjo e fundit në dokumentarin ‘E vërteta e fshehur e yjeve’ pak ditë më parë deklaroi se me gjithë gjërat e provuara, nuk ka shkuar më relacioni, por Blero megjithëse të përmbyllur, duket se nuk është përpjekur ta lë pas krahëve komplet këtë kaptinë.

Në një prej fotove të siguruara nga Prive.al, shihet qartazi se në banesën e këngëtarit vazhdon akoma të jetë e varur në mur fotoja e portretit familjar të dikurshëm kur vajza ishte e vogël.

Ndryshe nga Blero, gjurmë të së kaluarës bashkë nuk ka më të dokumentuara si fotografi tek banesa e aktores. Fotot e vajzës vetëm dhe bashkë me nënën dominojnë në shumicën dërmuese duke qenë të vetmet që mund të hasen.

taratebleroo

Temat
Showbiz

Të afërta