Zyrtare: Befason Pajtim Kasami, transferohet në ligën e dytë angleze (Foto)

Pajtim Kasami është rikthyer në futbollin anglez.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami, është transferuar në futbollin anglez, në ligën e dytë te skuadra e Nottingham Forest.

24 vjeçari është dhënë në formulën e huazimit nga Olympiacos.

Edicioni i fundit i Kasamit te Olympiacos, nuk la aq për të dëshiruar, duke bërë që të mos ftohet nga Zvicra në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë.

Kasami në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit anglez, ku për tre sezone ka veshur fanellën e Fulhamit, me të cilën skuadër ka regjistruar 38 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola.

Pajtim Kasami

Pajtim Kasami

Temat
BotëSport

Të afërta