Wenger dëshiron që ta ketë në Arsenal edhe një shqiptar për derbin ndaj Liverpoolit

Arsenali vazhdon të insistojë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi.

Arsenali dhe Valencia janë duke vazhduar negociatat për transferimin e Shkodran Mustafit në ‘Emirates Stadium’, shkruan Goal.com, përcjell Lajmi.net.

Londinezët raportohet se i kanë bërë një ofertë të re prej 25 milionë euro Valencias për Mustafit.

Oferta prej 25 milionë euro duket e pranueshme për Valencian, pasi që ekziston edhe dëshira e lojtarit për t’u transferuar te Arsenali.

Arsene Wenger duke parë mungesat që ka në mbrojtje, dëshiron që në derbin e parë në Premierligë ndaj Liverpoolit më 14 gusht, ta ketë në dispozicion mbrojtësin nga Gostivari.

Shkodran Mustafi

Temat
BotëSport

Të afërta