Vujçiq: Marrëveshjen e demarkacionit, e përkrahu edhe Obama

Kryetari i Shoqatës se Malazezëve te Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, ka thënë se marrëveshjen në mes Kosovës dhe Malit të Zi, për shënjimin e vijës së re kufitare në mes të dyja vendeve e ka përshëndetur edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në tryezën e organizuar në Kuvendin e Kosovës, ku është diskutuar me argumente pro dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

“Mali i Zi dhe Kosova me nënshkrimin e marrëveshjes e kanë marrë për obligim që të ratifikohet në Kuvend. Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga Presidenti Obama dhe është quajtur si historike”.

Ai po ashtu ka shtuar se nuk ka asgjë gabim në këtë marrëveshje por në rast se identifikohet diçka, ekziston mundësia për përmirësimin e saj.

“Nëse deputetët e votojnë këtë marrëveshje dhe e ratifikojnë, do të jetë një marrëveshje shumë korrekte”.

debati-foto-2-690x380-650x358

demarkkkaa-650x358

Temat
Vend

Të afërta