Thaçi: Demarkacioni ka mbështetjen edhe të presidentit Obama, të dëshmojmë se jemi shtet serioz

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në debatin për demarkacionin me Malin e Zi tha se ky debat i ka munguar Kosovës, tash e një vit.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që të kontribuoj në këtë debat sot. Më lejoni që në fillim të vlerësoj iniciativën tuaj për të zhvilluar këtë debat, që Kuvendit të Kosovës, por edhe tërë opinionit publik në Kosovë t’i prezantohen faktet rreth procesit të demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi. Ky debat i ka munguar Kosovës, tash e një vit. Kjo do ta rritë edhe më shumë transparencën e këtij procesi”, tha Thaçi.

Ai tha se kjo gjithsesi që do të sjellë vendime të bazuara në informata të drejta dhe të plota, në dobi të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

“Që në fillim dua të theksoj se çështja e demarkacionit si problem shtetëror është inekzistent”, u shpreh Thaçi.

Temat
LajmeVend

Të afërta