SHBA i ndanë 400 milionë dollarë Iranit, për të burgosurit amerikanë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fshehurazi i kanë 400 milionë dollarë brenda paletave të drurit në Iran, për lirimin e katër të burgosurve amerikanë që po qëndronin në Tehran.

Mirëpo, administrata e Obama’s insiston se pagesa nuk është bërë dhe nuk është shpërblesa për Tehranin në shkëmbim të të burgosurve, shkruan Daily Mail.

Paletat të cilat ishin bankënota monetare euro, franga zvicerane dhe valuta të tjera, kishin arritur në Tehran me 17 janar. Po të njëjtën ditë, katër qytetarë nga SHBA-të, ishin liruar duke u shkëmbyer me shtatë të burgosur iranianë që po mbaheshin në SHBA.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë mohuar të kenë lidhje me pagesën dhe me shkëmbimin e të burgosurve, mirëpo kritikët kanë thënë se milionat klandestine, ishin pjesë e negociatave për lirimin e pengjeve.

Barack-Obama-president-i-SHBA-ve-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta