Qeveria pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme rreth orës 19

Qeveria e Kosovës ka thirr një mbledhje të jashtëzakonshme për sot pasdite, mes orës 18 dhe 19.

Burime të lajmi.net brenda Qeverisë, kanë bërë të ditur se kjo mbledhje do të mbahet para seancës së nesërme në Kuvendin e Kosovës, kur në rend dite ka gjasa të futet edhe ratifikimi i demarkacionit për kufirin Kosovë-Mali i Zi.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, gjithashtu, është pasuese e takimit të sotëm të zhvilluar në sallën alternative në Kuvend, ku u diskutua mes komisionit shtetëror të demarkacionit më Malin e Zi, grupe të ekspertëve dhe deputetë.

Qeveria-e-Kosovës-650x358

debati-foto-2-690x380-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta