Përkundër premtimeve, 1 milion refugjatë sirianë mbesin jashtë shkolle

Shkollat ën Lindje të Mesme janë duke u përballur me mungesa të mëdha në buxhet para fillimit të vitit të ri akademik, duke i lënë rreth 1 milion refugjatë sirianë jashtë shkolle, sipas një raporti të publikuar nga “Theirworld” (Bota e tyre), një organizatë e bamirësisë për fëmijë.
Lufta pesë vjeçare në Siri e ka vënë në gjendje të rëndë ekonomike sistemin shkollor në këtë rajon, duke i detyruar vendet fqinj që të varen në grandët shumë miliardë dollarësh nga vendet donatore për t’i plotësuar nevojat arsimore, raporton AP, përcjell Express.

Ka 2.5 milionë fëmijë sirianë të regjistruar si refugjatë në Kombet e Bashkuara, shumica e të cilëve jetojnë në Turqi, Liban dhe Jordani duke pritur mundësinë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Në shkurt, komuniteti ndërkombëtar u zotua se do të jepte 1.4 miliardë dollarë për financimin e shkollave për vendet mikpritëse në një konferencë të donatorëve në Londër, por deri më tani më pak se 400 milionë dollarë e asaj shumë është dhënë, sipas “Theirworld”.

Kevin Watkins, autori i raportit, i cili u publikua dje, ka thënë se “donatorët i kanë thyer premtimet.”/Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta