Partizani ka një tifoz special në Austri ndaj Salzburgut (Foto)

Partizani i Tiranës do të ketë një tifoz të veçantë në ndeshjen e kthimit ndaj Salzburgut.

Shkëlzen Doli ka lënë violinën dhe i është dedikuar sportit. Violinisti i njohur, pjesë e orkestrës së Vjenës, do të jetë një tifoz i veçantë për Partizanin në ndeshjen e sotme në mbrëmje kundër “Red Bull” të Salzburgut. Ai ka postuar edhe një foto duke ndjekur stërvitjen në stadium.

“Suksese Partizanit sot në Salzburg!”, shkruan Doli në “Facebook”.

Partizani do të zbresë sot në fushë në orën 20:30 në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Kampioneve, pas humbjes 0-1 në Elbasan.

RAINDI-650x314

doli

Temat
BotëSport

Të afërta