Mustafa: I luta deputetët e LDK’së që të mos e votojnë demarkacionin nëse humbim tokë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij, në debatin professional-shkencor mes Komisionit shtetërorë për Shënjimin e kufirit tha se deri më tani nuk është dëshmuar se shqiptarët kanë humbur pronë me marrëveshjen e nënshkruar për demarkimin e kufirit.

Mustafa tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes kishte bërë thirrje që të dokumentohet çdo formë e mundshme nëse ndonjë pronë e Kosovës ka kaluar në Malin e Zi.

Sipas tij, nuk është dëshmuar asnjë pëllëmbë tokë se ndonjë pronë ka kaluar në Malin e Zi.

Kryeministri në Debatin e hapur tha se ai kishte biseduar mbi 5 orë me deputetët e LDK’së, i cili është edhe kryetar i kësaj partie.

Ai tha se u ka thënë deputetëve të mos e votojnë demarkacionin në Kuvend nëse ata sjellin argumente se Kosova humb tokë në demarkacion me Malin e Zi. Mirëpo, sipas tij, asnjëri nuk arriti t’i ofrojë fakte.

Temat
LajmeVend

Të afërta