LIVE Debati për demarkacionin hyn në orën e gjashtë (Video)

Pas fjalës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, debati po vazhdon me ballafaqimin e argumenteve nga komisionit shtetëror për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi dhe ekspertëve që kundërshtojnë këtë demarkim.

(15:25) – Debate për demarkacionin tashmë ka hyrë në orën e gjashtë. Deri me tash kohën me të madhe të diskutimit e kanë marrë ekspertët kundërshtues të demakracionit.

Aktualisht po flet ambasadori amerikan, Greg Delawie.

Debati për demarkacionin hyn në orën e pestë

(14:12) – Ka hyrë në orën e pestë debati për demarkacionin.

Pas fjalës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, debati po vazhdon me ballafaqimin e argumenteve nga komisionit shtetëror për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi dhe ekspertëve që kundërshtojnë këtë demarkim.

Debati deri me tash ka rrjedhur relativisht qetë dhe pa tensione të mëdha.

Fillon debati për demarkacionin

Vetëm edhe pak minuta kanë mbetur deri në fillim të debatit profesional lidhur me çështjen e demarkacionit.

Tashmë në sallën alternative kanë shkuar të gjithë pjesëmarrësit e paraparë, përfshirë deputetë, ekspertë, anëtarë të Komisionit Shtetëror të demarkacionit etj.

Aktualisht në sallë nuk kanë shkuar Presidenti Thaçi, kryekuvendari Veseli, kryeministri Mustafa dhe ambasadori amerikan Delawie.

Këtu mund ta ndiqni LIVE debatin:

https://www.youtube.com/watch?v=U6zx18ee8LU

Temat
LajmeVend

Të afërta