Limaj: U treguam joprofesional ndaj Malit të Zi, nuk ishim të informuar mirë

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka falënderoj ekspertet për paraqitjen e tyre transparente dhe shprehi mirënjohjen për argumentet e tyre, duke thënë se ndonjëri mund të ketë qenë në presion për t’u paraqitur në debat.

“Kjo çështje ka mundur të diskutohet para 1 viti e jo sot që po ndodhe . Kjo do të dëshmonte që pushtetit të ishte më transparent”, tha ai.

Ai tha se “Edhe ne që kemi shprehur pakënaqësi tash e nëntë muaj sot edhe më shumë mësuam nga ekspertet nga ajo qe paraqiten ekspertet”, transmeton lajmi.net.

“Argumentet që sot i pamë sot e dëshmojnë se pse kjo çështje ka qenë kanë shumë e diskutueshme”, tha Limaj në debatin e demarkacionin.

Limaj tha se të gjithë janë treguar jo-profesional ndaj Malit të Zi, por sipas tij për gjithë këtë është fajtor Qeveria e Kosovës pasi që nuk i ofruar informacione të bollshme.

“Krejt këto që ne i kemi kundërshtuar qe nëntë muaj tregon se kemi qasje të gabuar ndaj shtetit tonë”, tha ai.

“Kjo konferencë se paku i dëshmojnë atyre se shteti nuk është pronë r tyre dhe se nuk munden të jenë asnjëherë. Jo transparenca ka sjellë tensione në politike”, tha Limaj.

Ai thotë se udhëheqësit nuk i kanë informuar Kuvendin për asgjë rreth asaj që është nënshkruar në gusht të vitit të kaluar deri pas 10 ditëve dhe se ata informata nuk ishin të plota.

“Pres qe kjo çështje të merr një zgjidhje të duhur, sepse ne nuk kemi asgjë me Malin e Zi, por Kosova duhet t’i rregulloj kufijtë e saj”, tha Limaj.

Ai kërkoj nga të pranishmit që “Ashtu sic na ka lënë baballarët tanë, fëmijëve tanë t’ia lëmë pa telashe”.

Temat
LajmeVend

Të afërta