Liberta Spahiu për lidhjen me Getin? Nuk kishte dashuri, thjesht për protagonizëm (Video)

Nuk është aspak çudi të dëgjojmë për marrëdhënie të cilat kanë funksionuar sa për tu bërë një protagonist.

Këtë gjë e ka pranuar edhe moderatorja e Klan Kosova, se një histori e saj nuk ka qenë një dashuri e pastër por thjesht për protagonizëm.

E pyetur në emisionin NIN nga Alaudin Hamiti se cila ka qenë historia e saj më e keqe e dashurisë, ajo është shprehur:

“Ajo ku nuk ka pasur dashuri, por e kam bërë thjesht për protagonizëm”.

Por ajo nuk e bëri të qartë se për cilën lidhje e kishte fjalën.
Liberta është bërë e njohur në lidhjen me Getoar Selimi por ishte një lidhje që zgjati shumë pak.

Moderatorja ka treguar dhe për marrëdhënien e saj të fundit, ku për partnerin është shprehur : ”Pasionant i asaj që do, e ndonjëherë i pamjaftueshëm në ato që unë idealizoj”.

Temat
Showbiz

Të afërta