Lajmi i fundit: Mobilizohet Vetëvendosje (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Sonte në orën 21:20, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon konferencë të jashtëzakonshme për medie. Konferenca mbahet në zyrën e Lëvizjes”, thuhet në një postim të zëdhënësit Frashër Krasniqi, transmeton lajmi.net

Krasniqi ka postuar edhe një video në snapchat me mbishkrimin “Mobilizimi filloi”. Ende nuk dihet se për çfarë mobilizimi bëhet fjalë, ndonëse Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe para pak ditësh se do të fillojë sërish aksionet kundër Demarkacionit.

Konferenca e VV-së vjen në momentet kur pritet të përfundoj debati për demarkacionin i cili po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

vete-1

vete

Temat
LajmeVend

Të afërta