Ismet Beqiri: Është absurde të mendohet se Amerika e ka gabim

Ai ka thënë se deputetët e LDK-së duan të vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët me ata që kanë ndihmuar Kosovën dhe se nuk i kupton ata që janë kundër vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë për demarkacion.

Ismet Beqiri, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, në debatin për demarkacionin, ka thënë se një debat i tillë është kërkuar që një kohë të gjatë nga deputetët e Kosovës.

Ai ka thënë se deputetët e LDK-së duan të vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët me ata që kanë ndihmuar Kosovën dhe se nuk i kupton ata që janë kundër vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë për demarkacion.

“Nëse dikush mendon se jemi në lajthitje nga Amerika është absurde. Kosova pa mikun kryesor Amerikën dhe Evropën as nuk zhvillohet as nuk përparon”.

12443922_10207706301527933_2019867036_o-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta