Euronews: Kosova gati për të debutuar në Lojërat Olimpike

Kosova do të jetë pjesëmarrëse për herë të parë e Lojërave Olimpike, që më 5 gusht fillojnë në Rio.

Pjesëmarrja e parë e Kosovës në evenimentin më të madh sportiv, ka bërë që shumë media botërore t’i kushtojnë rëndësi debutimit të Kosovës në Lojërat Olimpike.

Së fundi është ‘Euronews’ që i ka kushtuar një shkrim debutimit historik të Kosovës.

“Ekipi i parë olimpik i Kosovës është gati për Rio”, shkruan ‘Euronews’, përcjell Lajmi.net

Tutje kjo media, cek se si sportistët nga Kosova në të kaluarën janë detyruar të përfaqësojnë shtete tjera, pasi vendlindja e tyre nuk njihej ndërkombëtarisht nga federatat e ndryshme sportive.

Kosova në Rio përfaqësohet me tetë sportistë, dhe optimizmi më i madh mbetet te Majlinda Kelmendi, që synon medaljen e artë në këto lojëra.

malj-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta