Enver Hasani: Pakoja e Ahtisari për neve është i obligueshme

“Në kuptimin administrativ është ajo hartë e nxjerrë edhe nga rezoluta e KS 1244 dhe është dokument i cili i rregullon segmentet e caktuara. Marrëveshja e Kumanovës në administratën e përkohshme ka suspenduar sovranitetin serb deri në vitin 2008. Pakoja e Ahtisari për neve është i detyrueshme. Kushtetua e Kosovës 50 përqind ka pakon e Ahtisratit brenda”, tha Hasani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fund të debatit mori fjalën dhe tha se për hir të korrektësisë nuk ka pranuar të jetë udhëheqës i këtij debati.

“Jemi shtet i pavarur dhe sovran, organi më i lartë është kuvendi i Kosovës. Është mirë të jetë traditë që për herë të tjera të jemi më të përgjegjshëm për njëri tjetrin. Unë iu kam ftuar… dhe nuk keni ardhur dhe kjo po tregon sa e brishtë është demokracia e jonë. Ta ndërtojmë transparencën për arsye të qytetarëve. Kam pyetje për profesor Enver Hasani, në qoftë se do t’iu përmbaheshim parimit tënd që një marrëveshje në rastin tonë kemi pasur ne vitin 1999 kur u çliruar Kosova. Sa është valide që delegacioni i Vjenës për përgatitjen e Pakos së Ahhtisarit dhe që përcakton shënimin e kufirit në bazë të Pakos së Ahtisratit?”, tha Veseli.

Duke iu përgjigjur Veselit, Enver Hasani iu përgjigj duke thënë marrëveshja e Kumanovës është marrëveshje ushtarake në mes komandantëve.

“Në kuptimin administrativ është ajo hartë e nxjerrë edhe nga rezoluta e KS 1244 dhe është dokument i cili i rregullon segmentet e caktuara. Marrëveshja e Kumanovës në administratën e përkohshme ka suspenduar sovranitetin serb deri në vitin 2008. Pakoja e Ahtisari për neve është i detyrueshme. Kushtetua e Kosovës 50 përqind ka pakon e Ahtisratit brenda”, tha Hasani.

Të kujtojmë se sipas Pakos së Ahtisarit, kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar ashtu siç janë përcaktuar nga marrëveshja me Malin e Zi.

Temat
LajmeVend

Të afërta