E jashtëzakonshme: Kështu i fton Bunjaku yjet në Përfaqësuesen e Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka zgjedhur një mënyrë unikale, për t’i ftuar futbollistët të zgjedhin Përfaqësuesen e vendit të tyre.

Ai u ka dërguar një mesazh jashtëzakonisht të fuqishëm tek të gjithë futbollistët kosovarë.

Bunjaku ka përdorur poezinë e jashtëzakonshme “Unë, Biri Yt, Kosovë”, të të madhit Ali Podrimja, e cila në pak rreshat ngërthenë më shumë sesa që mund të thuhej në një libër të tërë.

“Unë, Biri Yt, Kosovë

Unë biri yt Kosovë t’ i njoh dëshirat e heshtura,

t’ i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t’ i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,

t’ i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara,

ta di gjakun që të vlon në gji,

dallgën kur të rrahë netëve t’ pagjumta

e të shpërthej do si vullkan:-

më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë

Unë biri yt.

“Trego se Ti je biri i Kosovës që do t’ ia zgjosh ëndërrat e fjetura me shekujt, t’ ia zgjosh gëzimët e munguara nga vdjeket e vuajtjet. E di se edhe ty të vlon gjaku në gji, sepse shumë netë ke mbetur pa fjetur! Por tash mund të shpërtesh si vullkan, sepse ti je bir Kosove!

Shokët tu tjerë e bënë më herët, sot është radha yt! Bashkohu me ta, lartësoje vetën, nderoje Kosovën!

Sot është koha, nesër mund të bëhët vonë”, thuhet në fund të letrës së Albert Bunjakut.

Temat
SportVend

Të afërta