Digjet një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet se shkaktar ishte rryma

Shtëpia e Xhemajl Pllanës, nga Kqiqi i Madh, është përfshi nga zjarri i shkaktuar nga rryma elektrike.

13626537_537139389744180_5991675972901844728_n-Copy

Shtëpia është dëmtuar shumë dhe është bërë e pabanueshme. Vetëm intervenimi i familjarëve, fqinjëve dhe zjarrfikësve, ka bërë që shtëpia të mo shkatërrohet deri në themel.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtorët Musa Dragaj e Besnik Beka, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë dëmet e shkaktuara nga zjarri në shtëpinë e Pllanës.

Ai e ngushëlloi kryefamiljarin Pllana që të mos mërzitet, duke e sigurua se komuna do të ndihmojë në meremetimin e shtëpisë dhe kthimin e familjes së tij për të banuar në të.

13626537_537139389744180_5991675972901844728_n

“Me rëndësi është që familjarët kanë shpëtuar pa lëndime. Komuna do të gjej mjete për të ndihmuar në meremetimin e shtëpisë dhe për vendosjen e sërishme të anëtarëve të familjes në shtëpinë ku kanë jetuar deri tash”, tha kryetari Bahtiri.
Familja gjashtë anëtarësh e Xhemajlit tani jeton në një objekt ndihmës të pa përshtatshëm për banim. Sipas kryefamiljarit, dyshohet se shkaktare e zjarrit në shtëpi, është rryma elektrike.
“Shtëpia është dëmtuar tej mase përbrenda. Fatmirësisht, askush nga anëtarët e familjes nuk është lënduar. Të gjithë kemi shpëtuar falë reagimit të shpejtë të të afërmve, fqinjëve dhe e zjarrfikësve. Tani kemi hyrë në këtë objekt që nuk është për banim, por nuk patëm ku të shkojmë. Jetoj nga asistenca sociale dhe nuk kam kurrfarë mundësish që të bëj diç për rregullimin e saj, apo ndërtimin e një shtëpie tjetër”, tha Xhemajli.

Temat
LajmeVend

Të afërta