Deputeti Bulliqi i gjuan materialet qeveritare të Demarkacionit

Deputeti i LDK’së, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se materiali i Komisionit Shtetërorë për Përcaktimin e Kufijve me Malin e Zi, që është prezantuar në Komisionin Parlamentar për Integrime Europiane, është përgatitur pasi që është nënshkruar në Bruksel marrëveshja e Demarkacionit.
“Ky material është përgatitur masiqë është nënshkruar marrëveshja me Malin e Zi. Ky material është azhurnuar komplet me harta që na i kemi dhanë ne në opinion publik”, tha Bulliqi, që është edhe iniciues i Debatit në Kuvend për Demarkacionin, shkruan Gazeta Express.

“Si i tillë ky material është i pa vlefshëm”, shtoi deputeti i LDK’së, duke u hedhur materialin qeveritar të demarkacionit që e mbante në duar derisa fliste. /GazetaExpress/.

Temat
BotëLajme

Të afërta